Kreditë me probleme, të qëndrueshme pranë nivelit 4% edhe për prillin, BSH zbardh detajet

Data

Raporti i kredive me probleme ishte i qëndrueshëm edhe për muajin prill. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë (BSH), ky tregues shënoi nivelin 4.03%, me një rritje shumë të lehtë nga niveli prej 4.02% i muajit mars. Ndërkohë, raporti i kredive me probleme vijon rënien edhe me bazë vjetore, me 0.79 pikë përqindje më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vlerë, kreditë e këqija vlerësohen në rreth 35 miliardë lekë, nga rreth 37.2 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënia e raportit të kredive me probleme është mbështetur nga rritja e kënaqshme ekonomike në vitet e fundit dhe një ecuri e mirë e bilanceve të sektorit privat. Gjithashtu, ulja e raportit të kredive me probleme vazhdon të mbështetet edhe në rritjen me ritme dyshifrore të vlerës së portofolit total. Kreditimi i ekonomisë po vazhdon të rritet me ritme të shpejta edhe në muajt e parë të këtij viti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related