Brunilda Laboviti, e zgjedhur presidente e Urdhrit të Psikologut, por që nuk është lejuar të marrë detyrën nga paraardhësja Valbona Treska, tha në një studio televizive se zgjedhja e saj është krejtësisht legjitime dhe se ka fituar bindshëm.
Laboviti u shpreh se Treska po sillet me arrogancë dhe nuk po pranon rezultatin e zgjedhjeve.
“Mora dyfishin e votave të kandidates tjetër. Duhej të bëhej kalimi i detyrës së kreut të Urdhrit të Psikologut. Shkova në zyrë, e telefonova zonjën Valbona Treska dhe i thashë se kam ardhur në zyrë. Zonja Treska sillet me arrogancë, duke menduar se Urdhri i Psikologut është shtëpia e saj,” tha Laboviti.
