Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të rriten, pasi militantët e Hezbollahut kanë sulmuar me raketa një postë ushtarake izraelite pranë kufirit me Libanin.
Sipas ushtrisë izraelite, nga sulmi kanë mbetur të plagosur tetë ushtarë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit. Mes të lënduarve ndodhet edhe djali i ministrit izraelit të Financave, Bezalel Smotrich.
Raportohet se tre prej ushtarëve kanë marrë plagë të lehta, ndërsa pesë të tjerë janë në gjendje më të rëndë.
Të plagosurit janë transportuar për trajtim mjekësor në Qendrën Mjekësore Galilee në qytetin Nahariya.
Sulmi vjen në një moment tensioni të lartë në rajon, ndërsa përplasjet mes Izraelit dhe grupeve të armatosura që veprojnë në kufirin libanez vazhdojnë të shtohen.
