Afati i fundit ishte e premtja, po u shty për shkak se ishte pushim zyrtar prej festës së Kurban Bajramit. Aplikimet për kandidaturat për postin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë të hapura edhe sot deri në orën 16.00.
SPAK pritet të ketë sot gjatë ditës një njoftim zyrtar në mbyllje të afatit të aplikimeve, ku pritet të bëhen publik edhe emrat që kanë shprehur interes për të garuar për kreun e BKH-së, me një mandat 5-vjeçar.
