Robert Papa zbulon të vërtetën e vizitës së Ramës në SHBA më 12 qershor:Nuk ka ftesë zyrtare,as takim në Departament…

Data

Gazetari i njohur, Robert Papa ka treguar detaje nga vizita private që do të bëjë kryeministri Edi Rama sipas tij më 12 qershor drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka denoncuar publikisht se kjo vizitë po realizohet në fshehtësi të plotë, pa një axhendë zyrtare të shpallur dhe pa një ftesë protokollare nga autoritetet amerikane. Ai e cilëson këtë udhëtim si “vizitë private”, ku pjesëmarrja e Ramës do të jetë thjesht si spektator në paradën ushtarake që organizohet me rastin e 250-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Amerikane. Ai thekson mungesën e një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë apo Departamenti i Shtetit dhe hedh dyshime mbi takime të mundshme jozyrtare të Ramës me individë si Jared Kushner, dhëndri i Trump-it, me të cilin kryeministri shqiptar dyshohet se ka patur marrëdhënie të mëhershme.

“Po të shikosh axhendën e presidentit Trump, atë fundjavë është në paradën e 250 vjetorit të ushtrisë amerikane. Një paradë që do të kushtojë rreth 40 milion ose 60 milion dollarë. Do të dalin dhe tanke në rrugët e Washingtonit. Por 250 vjetori i ushtrisë përkon me datëlindjen e Trump, 14 qershor, e cila është dhe Flag Day. Trump është 79 vjeçar. Do të jetë Rama spektator në këtë paradë, ku gjithkush mund të marrë bileta free. Mund ta afrojë Kushnerin te tribuna e paradës. Këto janë të gjitha enigma, sepse mungesa e ftesës tregon që vizita nuk është zyrtare. Vizita është private. Shumë mirë mund të takohet me Kushnerin, që ka pazaret e vjetra, por a do të dështonte vizita e tij ashtu si dështoi ajo e Vuçiç?

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related