Hyn në fuqi vendimi i Bankës së Shqipërisë, nga 1 korriku kufizohen kreditë për shtëpi

Data

Dje ka hyrë zyrtarisht në fuqi vendimi i Bankës së Shqipërisë për të kufizuar kredinë që do marrin qytetarët për të blerë prona të patundshme. Ky vendim është i detyrueshëm për tu zbatuar nga bankat në vend duke nisur nga data 1 korriku i këtij viti. Në fillim të muajit maj Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që të caktojë disa limite për vlerën e kredisë që do mund të marrin qytetarët. Asnjë bankë nuk do të japë kredi për qytetarët që duan të blejnë shtëpinë e parë më shumë se 85% e vlerës së saj.

Pra për kredi në lekë për të blerë një banesë me vlerë 10 milionë lekë banka do të financojë maksimumi 8.5 milionë lekë.  Kësti mujor i kësaj kredie nuk do të jetë më shumë se 40% e të ardhurave mujore të qytetarit. Pra nëse të ardhurat mujore janë 100 mijë lekë në muaj, kësti nuk duhet të jetë më i lartë se 40 mijë lekë. Ndërsa ata që kërkojnë kredi për të blerë një shtëpi të dytë vlera e kredisë që do mund të marrin kur është në monedhën lekë do të jetë 80% e vlerës së pronës

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related