Analisti Martin Leka, i ftuar në një emision televziv, komentoi rezultatet zgjedhore të kandidatit Aulon Kalaja, duke vënë në dukje se votat e marra prej tij janë një tregues i fortë për punën individuale të bërë gjatë fushatës.
Sipas Lekës, diferenca e vogël mes Kalasë dhe kandidatit tjetër, pavarësisht mbështetjes së koalicionit të madh opozitar, tregon për një “luftë brenda llojit” në radhët e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Në reagim, Kalaja pranoi se përplasjet brenda koalicionit kanë ekzistuar, por i konsideroi si pjesë normale të një gare me katër kandidatë, duke theksuar se ka hyrë dhe do të dalë “faqe bardhë” nga ky proces
