“Il Giornale”: Sa fiton në vit lobisti i Edi Ramës, ish kryeministri italian D’Alema

Data

Gazeta e të djathtës italiane “Il Giornale”  i ka kushtuar atij një artikull të cilin e fillon me frazën se “D’Alema ka një nuhatje të shkëlqyer për biznes”.  Aty bëhet një bilanc i fitimeve të shoqërisë së tij të konsulencës, DL&M advisor, të cilën ish-kryeministri dhe ish-sekretari i DS e kontrollon 100% dhe që e ka themeluar në vitin 2019, pasi la jetën aktive politike.

“Shoqëria ka si objekt “konsulencën në fushën e proceseve të ndërkombëtarizimit” të tregjeve të ndryshme të huaja “për kërkimin dhe tërheqjen e investimeve nga kompani private”- thuhet në shkrim. “Një biznes fitimprurës, duke qenë se bilanci i vitit 2024 është mbyllur me 1.578.170 euro fitim, në rritje krahasuar me 1.358.662 euro në 2023 dhe sidomos me 393.807 euro të vëna mënjanë në 2022”.

Pasi jep të dhëna për biznese të tjera në bujqësi dhe prodhimin e verërave “Il Giornale” thotë edhe një fakt interesant për Shqipërinë.

“Nuk ka, megjithatë, referenca për aventurën sipërmarrëse të D’Alema-s në Shqipëri. Aksionet e shoqërisë së konsulencës së themeluar në Tiranë në Janar të vitit 2023 “A&I Albania” janë të regjistruara me emrin personal të ish kryeministrit, prandaj nuk lidhen me zinxjirin e kompanive të gritura në Itali” shkruan e përditshmja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related