Qershor përvëlues”/ Paralajmërojnë sinoptikanët: Kujdes nga temperaturat e pazakonta

Data

Qershori ka nisur me valën e parë të të nxehtit afrikan, meteorologia Tanja Porja paralajmëroi në Dita Jonë një muaj të nxehtë me temperatura të larta që do të arrijnë deri në 35 gradë. Sipas saj gjatë ditës së sotme temperatura më e lartë 32 gradë do të regjistrohet në Elbasan.

“Jo vetëm dita e sotme e gjithë kjo javë dhe java tjetër. Ka nisur qershor me valën e parë të të nxehtit nga Afrika. Temperatura nga 7-32 gjatë ditës së sotme. Diell gjatë gjithë ditës në 95% të territorit. Orët e natës dhe paraditja të kthjellëta. Termometri sot është rritur me 3 gradë. Kemi 32 gradë celsius në Elbasan”, tha Porja. Meteorologia tha se gjatë gjithë muajit qershor do të mbizotërojnë temperaturat e larta nga 35-38 gradë. Qarqet më të prekura sipas saj do të jenë Elbasani Berat, Fieri dhe Gjirokastra.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related