Duhet reformim i thellë”/ Reagon ashpër deputetja: Berisha ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

Data

Kemi ardhur rrotull dhe jemi po në të njëjtën pikë. Lidershipi ka një lloj përgjegjësie. Nuk është kënaqësi të të dalin ato që ti mendon, por duke futur në lojë logjikun dhe duke parë peizazhin e gjerë, kam dalë në ato konkluzione.

Ka njerëz që kanë dashur të jenë politikisht korrektë me lidershipin dhe nuk i kanë thënë. Për mua mënyra se si erdhi në pushtet lidershipi i PD ishte në shkelje të Statutit dhe na solli këtu ku jemi. Duhet të kishim një shenjë që PD ka nisur të reflektojë. Kërkuam qeveri teknike dhe nuk e arritëm, kemi 3 vite që themi revolucion të cilin nuk e kemi bërë.

E vetmja gjë që arritëm ishte t’i jepnim edhe një mandat Ramës. Ka nevojë për një reflektim të të gjitha strukturave. Po e fusin PD në një kurth politik që do të na dëmtojë në vijim. Dorëheqjen e Berishës nuk është se e prisja. Ka ardhur koha që të kuptojë që ka ardhur një moment historik për PD dhe të respektohet Statuti. Berisha të bëjë një të mirë të fundit PD-së, që ta çojë në reformim”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related