“Rama drejton një ‘makineri lufte’”/ Topi paralajmëron “pasojat” e super-mazhorancës

Data

Ish-presidenti Bamir Topi nuk heziton ta quajë PS-në një “makineri lufte”, duke iu referuar peshës së saj elektorale dhe se si Edi Rama, sipas tij, ka forcuar lidhjet përmes interesave dhe përdorimit të strukturave që ai i sheh si trashëgimi nga Partia e Punës. Mazhorancën socialiste në Kuvendin e ardhshëm, Topi e sheh të konsoliduar me 84 mandate.

“Rama do të ketë 84 deputetë në Kuvend. E ka treguar se, kur i duhen 2 ose 3 vota shtesë, i merr pa problem”, u shpreh Topi.

Ish-kreu i shtetit paralajmëroi megjithatë se rreziku nuk qëndron më tek numrat në Kuvend, por tek ndikimi që kjo super-mazhorancë ka mbi institucionet e tjera shtetërore të cilat sipas tij do të jenë të intimiduara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related