Blendjan Dalipi dhe Belinda Balluku batërdi me tenderat, ja si kanë grabitur mbi 30 milionë euro dhe…

Data

Korrupsioni në nivelet më të larta të qeverisjes ka arritur përmasa të paprecedenta, duke shpërfaqur një model qeverisjeje që nuk kursen asgjë për të mbushur xhepat e një pakice, ndërsa shqiptarët vuajnë varfërinë dhe mungesën e shpresës. Skandali i fundit me tendrat prej mbi 30 milionë eurosh, ku dyshohet se janë përfshirë drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), Blendjan Dalipi dhe zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Transporteve dhe Energjisë, Belinda Balluku, është dëshmi e qartë e arrogancës dhe babëzisë që ka kapluar këtë qeveri.

Ndërsa kryeministri Edi Rama mundohet të justifikohet me fjalime patetike, faktet flasin qartë, se, korrupsioni është pjesë integrale e sistemit të tij të krijuar për të grabitur shqiptarët. Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, ka hedhur dritë mbi këtë aferë të errët dhe i ka bërë thirrje SPAK-ut që të veprojë me vendosmëri kundër kësaj batërdie. Gjatë një deklarate për mediat, ai zbulon se vjedhjet e hapura, si ato përmes OSSH dhe kompanive të lidhura me drejtuesit e saj, nuk janë thjesht akte të izoluara, por pjesë e një skeme të qëllimshme për të shpërfytyruar çdo parim të drejtësisë dhe transparencës.

Përballë kësaj situate, ai thekson se është koha që drejtësia të mos heshtë më përballë kësaj maskarade të orkestruar nga duart e një mazhorance të pangopur, që ka kthyer Shqipërinë në simbol të varfërisë dhe shpopullimit. Sipas tij, zëri i qytetarëve duhet të ngrihet për të ndaluar këtë regjim që maskohet pas premtimeve boshe dhe manipulimeve elektorale. Madje zoti Këlliçi thekson se më 11 Maj, shqiptarët kanë mundësinë të tregojnë se nuk pranojnë më të jenë viktima të një lukunie që ka kthyer vendin në pronën e vet private. Ndërkohë ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi, nënvizon se Prokuroria e Posaçme (SPAK) duhet të tregojë se drejtësia nuk është lodër në duart e pushtetit, ndërsa qytetarët duhet të bashkohen për t’i dhënë fund këtij kapitulli të turpshëm të historisë së Shqipërisë.

Deklarata e plotë e anëtarit të Kryesisë së PD, Belind Këlliçi:

Të nderuar qytetarë, Mëngjesin e sotëm, të së dielës së bekuar, fatkeqësisht e nisët me piskamat e një fjalimi patetik, mbushur me viktimizim qesharak të narko kryeministrit të parë të Europës. Ashtu siç 3 rezolutat e miratuara nga mbi 150 parti të djathta të botës, përfshi Partinë Popullore Europiane, Partinë Republikane Amerikane dhe Partinë Konservatore Britanike e kanë përcaktuar tashmë Edi Ramën, si kryeministrin, që e ka kthyer Shqipërinë në Narkoshtetin e parë të Europës. Rama sot u sforcua gjatë për t’u justifikuar para shqiptarëve se ai nuk është i korruptuar, por janë ministrat, kryetarët e bashkive dhe zyrtarët më të lartë të Rilindjes, që janë dendur me mollë, dardha, kumbulla dhe fiq, duke vendosur rekorde korrupsioni, pas krahëve të tij. Fabul, që e kemi diskretituar në çdo rast, por që kryeministri i dëshpëruar e përsërit si të vetmen mbrojtje që i ka mbetur: mëshira për një viktimë.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related