Analiza e REL: Si do të mund të dukeshin sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

Data

Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani, presidenti amerikan, Donald Trump, u ka rezistuar thirrjeve nga Kievi dhe shtetet evropiane për t’i vendosur sanksione shtesë Moskës si kundërpërgjigje.

Trump ka kërcënuar me përdorimin e masave “shkatërruese” kundër Rusisë, nëse ai e ndien se është koha e duhur. Por, ai vazhdimisht ka deklaruar se kjo kohë ende nuk ka ardhur, duke shprehur shqetësimin se vendosja e sanksioneve të reja mund të minojë përpjekjen e tij për paqe dhe duke ashpërsuar qëndrimin e presidentit Vladimir Putin.

“Vetëm fakti që mendoj se jam afër arritjes së një marrëveshjeje”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 28 maj kur u pyet se çfarë po e ndal atë që të godasë Moskën me sanksione të reja. “Nuk dua ta djallos këtë punë duke vendosur sanksione. Ju duhet të dini se kur duhet t’i përdorni [sanksionet]”.

Kur dhe nëse kjo kohë vjen, si do të mund të dukeshin masat e reja të SHBA-së?

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related