“Manipuloi tregun”/ Gjykata e Apelit shpëton nga burgu Nadir Çaushollin e “CFO Pharma”

Data

Pronari i kompanisë farmaceutike, “CFO Pharma”, Nadir Çausholli, është dënuar pak ditë më parë me 1 vit burgim për “Manipulim Tregu”, pasi u gjet fajtor për shitjen e një medikamenti me një çmim shumë herë më të lartë se sa tregu.

Megjithatë, falë dashamirësisë së një trupe gjykuese të Apelit, e përbërë nga gjyqtarët Genti Dokollari, Marsela Pepi dhe Irena Brahimi, biznesmeni nuk do të vuaj dënimin në burg.

Në 29 Prill të vitit 2025, Gjykata e Apelit vendosi pezullimin e dënimit me burg, duke e detyruar Nadir Çaushollin të kryejë 80 orë punë publike, si edhe i hoqi të drejtën e administratorit të shoqërisë së tij private për 3 vite.

Hetimi për Çaushollin ka nisur nga Prokuroria e Tiranës në vitin 2019, pas raportimeve në televizionin “Top Channel” se kompania “CFO Pharma” shiste medikamentin “Soludamin” në shumën 1.357 lekë të reja, ndërkohë që vlera reale dhe ajo që ishte miratuar nga Agjencia Kombëtare e Barnave ishte vetëm 74 lekë të reja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related