Lideri i opozitës, theksoi se ‘mesazhi i Ambasadës së SHBA-së ishte për popullin shqiptar’ dhe se ‘Rama, i aftë të bëjë çdo gjë për hir të pushtetit’.
“Të vijmë tek këto të fundit, flasim për zgjedhje, por bëhet fjalë për një farsë. Kemi arritur ta denoncojmë me fakte të fuqishme të së djathtës ndërkombëtare dhe të qendrës së djathtë.
Janë 4 rezoluta të tyre në të cilat zgjedhjet damkosen si farsë.
Më 30 prill, 80 parti të së djathtës votuan rezolutën në të cilën thuhet se Edi Rama shtyp demokracinë, se Edi Rama po blen vota me kanabis, se dha 100 e ca licenca, po blen vota me punësime, se ka krijuar sistemin e patronazhostëve që bjen në kundërshtim me parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve.
