Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Venezuelë, duke theksuar se Londra mbështet prej kohësh një tranzicion paqësor drejt demokracisë, por se situata aktuale mbetet komplekse.
Në një deklaratë për mediat, Starmer u shpreh se ajo që ka ndodhur në Venezuelë është një zhvillim shumë i rëndësishëm dhe se Mbretëria e Bashkuar ka qenë vazhdimisht në krah të një procesi demokratik, duke argumentuar se presidenti i mëparshëm ishte i paligjshëm.
“Sidoqoftë, situata mbetet e ndërlikuar. Ajo që ka më shumë rëndësi në këtë moment është ruajtja e stabilitetit dhe garantimi i një tranzicioni paqësor drejt demokracisë”, deklaroi kryeministri britanik.
Starmer theksoi se çdo zgjidhje për Venezuelën duhet të shmangë përshkallëzimin e tensioneve dhe të fokusohet në një proces politik që respekton vullnetin e qytetarëve dhe stabilitetin rajonal.
