Analisti Kreshnik Spahiu komentoi për një emision televiziv reagimin e bërë sot nga ambasada e Shteteve të Bashkuara për zgjedhjet e 11 majit.
“Ishte një mesazh i ftohtë. Kjo nuk përjashton mundësinë që kur të zyrtarizohet qeveria, të vijë një mesazh i nivelit më të lartë. Ishte një mesazh që mbyll shpresat për opozitën, se ishte komerdarja e fundit, ku kishte varur shpresat opozita. Megjithatë, unë mendoj se PD do e vazhdojë kontratën e lobimit, sepse varet ekzistenca e PD-së dhe lidershipit. Berisha kërkon të normalizojë marrëdhëniet me SHBA se përndryshe i bie kalaja. SHBA është më shumë indiferente se sa interferuese”.
Analisti tha po ashtu se ka ‘ftohtësi’ në marrëdhëniet aktuale mes SHBA-së dhe vendit tonë, teksa kujtoi se kryeministri Edi Rama nuk ka zhvilluar asnjë takim me presidentin Donald Trump, që kur ky i fundit mori mandatin e dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
