Ish Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasditen e kësaj të marte pasi iu komunikua se është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK nën akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, sëbashku me ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë!
Sot, siç e keni ndjekur nga mediat, por edhe nga sqarimi publik i avokatit tim të mirënjohur Kujtim Cakrani, fill pas farsës elektorale, siç edhe e prisja, m’u komunikua me urdhër të Edi Ramës, marrja si i pandehur.
Është e qartë se më shumë se 7 muaj pas rrëmbimit tim terrorist, si prelud i vet terrorizmit elektoral të zhvilluar në publik dhe akoma më shumë në nëntokë, do të ndodhte pikërisht kjo që ndodhi sot.
