Humbja e thellë e PD në zgjedhjet e 11 majit dhe fitorja e PS kanë qenë në fokus të diskutimeve në një emision televiziv.
Kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 11 majit Aulon Kalaja, ka deklaruar se ka kundërshtuar rezultatin zgjedhor dhe se ka marr pamjet filmike të qendrave të votimit, ku janë vënë re parregullësi.
‘Unë kam kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve dhe kam kërkuar që të marr pamjet filmike. I kam marr tani dhe stafi im po analizon pamjet. Unë kam kërkuar pamjet filmike edhe të subjekteve politike edhe të kandidatëve dhe do ti çojmë në KQZ. Dhe nga ato pamje është kapur trafik i votave, edhe kalim nga PD tek PS. Ne nuk kemi kohë sepse na kanë lënë pak ditë në dispozicion. I mora pamjet pas një kalvari të gjatë dhe do të merrem me këtë punë që të shoh të gjithë procesin. Unë do ti shkojë deri në fund kësaj historie’, tha ai.
Kalaja ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Durrësit është manipuluar nga grupe kriminale.
