Një nga kandidatet më të votuara në zgjedhjet e 11 majit është Sara Mila e PS-së në qarkun e Elbasanit, e cila ma marrë mbi 20 mijë vota duke e renditur e para në këtë qark. Opozita ka hedhur akuza të shumta se Mila dhe PS janë ndihmuar nga Suel Çela dhe banda e tij.
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se për Elbasanin ka pesë hetime, ndërkohë që SPAK ka kryer veprime konkrete hetimore lidhur me persona që dyshohet se mund të kenë favorizuar Sara Milën.
