Berisha: Ja kandidatët e mbështetur nga Troplinët, Arkend Balla i projektuar për ministër të Brendshëm

Data

Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka denoncuar kandidatët e PS-së që mbështeten nga grupi kriminal i Troplinëve për të marrë vota në zgjedhje.

Një prej tyre, sipas Berishës, është kandidati më i votuar në Durrës, Arkend Balla, me 20 718 vota, të cilit sipas Berishës i është premtuar se pas zgjedhjeve do të bëhet ministër i Brendshëm. Lideri demokrat bëri një krhasim me zgjedhjet e vitit 2021, ku ky kandidat kishte marrë vetëm 2463 vota, pasi nuk ishte rekrutuar ende nga klani Troplini.

Po ashtu, sipas Berishës, i mbështetur nga klani Troplini, Vangjush Dako dhe Ergys Agasi është edhe Ani Dyrmishi, i cili ka marrë 13 727 vota, po ashtu edhe Ilir Ndraxhi që ka dyfishuar votat, apo edhe Erjon Meka, edhe pse ky i fundit ka marrë vetëm 3439 vota.

Berisha denoncoi edhe faktin se sipas tij, grupi kriminal i Xhabaftëve në Vorë, në vitin 2021 kanë mblshtetur Ornaldo Rakipin, djalin e Aqif Rakipit, por në këto zgjedhje kishin si detyrë bërjen e votave për Blendi Gonxhen.

Sali Berisha: Tani, për të ilustruar disa momente të ndërhyrjes së kartelit Troplini në zgjedhje, kemi këtu famozin Arkend Balla, për të cilin dje zyra e shtipit të Edi Ramës shpërndante editoriale që i botonin lakejtë e tij, duke e marrë në mbrojtje se çfarë malli është ky. Arkend Balla, në vitin 2021, kur kumbarët e kartelit nuk e kishin rekrutuar akoma, mori 2463 vota. Arkend Balla në vitin 2025, nën patronazhin e kartelit Troplini, Elvis Doçit, mori 20718 vota. Pra këtij pothuaj iu dhjetëfishuan votat në patronazhin e kartelit Troplini. Arkend Balla ishte premtuar dhe është premtuar për ministër i Brendshëm i kartelit Troplini pas zgjedhjeve. Ndaj dhe dje, zyra e shtypit të kryeministrit, u shpërndante editoriale portaleve të kontrolluara prej qeverisë dhe krimit, me të cilat përpiqeshin të mirësonin imazhin e Arkend Ballës, e këtij produkti të kartelit Troplini.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related