Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian porositi këtë javë se “tani është koha për riangazhim” nga Kosova dhe Serbia në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Porosia e Kaja Kallasit, me paralajmërimin se dialogu është domosdoshmëri që ato të ecin drejt integrimit evropian, u dha në prag të vizitës së saj në kryeqytetet e dy vendeve, të mërkurën dhe të enjten.
Më vonë, në Beograd, ajo tha se planifikon të ftojë në Bruksel “sa më parë të jetë e mundur” përfaqësues nga të dy vendet “për të diskutuar hapat përpara” – pa përmendur se kush do të marrë ftesë saktësisht.
Por, njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë dhe në Beograd janë pesimistë nëse rikthimi në dialogun e nivelit politik ndërmjet dy vendeve është i mundshëm tash për tash.
Pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kosova ende nuk ka arritur të përmbyllë konstituimin e Kuvendit, që do t’i hapte rrugë procesit të krijimit të qeverisë së re
