Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një studio televizive dha më tepër detaje nga mega-operacioni i antidrogës, goditur nga SPAK.
Ajo tha se SPAK ka goditur rrjetin e madh kriminal pas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani
Operacioni antidrogë çoi në 51 urdhër-arreste për trafik droge dhe pastrim parash. Grupi kishte bazën në Durrës dhe përfshinte edhe zyrtarë policie. Janë dokumentuar 30 episode të trafikut të kokainës. Në skemë ishin përfshirë edhe bosë të mafies italiane.
