Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja

Data

Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të dhëna të tërthorta si lindjet dhe emigracioni tregojnë se profili demografik i vendit po përkeqësohet me shpejtësi.

Në tremujorin e parë të këtij viti në të gjithë vendin lindën 4662 foshnja me rënie 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Nga tremujori i parë 2021 në 2025 lindjet në të gjithë vendin kanë shënuar rënie me 26 %. Ritmet e rënies së lindjeve në shkallë vendi janë përshpejtuar pas pandemisë. Duke marrë në krahasim vetëm të dhënat për tremujorin e parë, vërehet numri i foshnjave në tremujorin e parë 2019 ishte 15 për qind më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit 2011. Të dhënat tregojnë se pas pandemisë sidomos me 2025 lindjet kanë pësuar rënie të fortë në të gjitha qarqet.

Në zonat e Veriut lindjet po bien më shpejt. Kukësi pavarësisht se renditet me varësinë më të lartë të popullsisë së re në moshe, pësoi rënien më të madhe të lindjeve në rang vendi në më shumë se 22 % në tremujorin e parë 2025 (shiko grafikun bashkëngjitur).

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related