Ish-prokurori Eugen Beci: Qeveria bleu zgjedhjet, SPAK s’e ndali

Data

Ish prokurori, Eugen Beci nga studioja e “Kafe Shqeto”, ka komentuar me tone kritike rolin e prokurorisë dhe institucioneve shtetërore në procesin zgjedhor, duke vënë theksin te përdorimi politik i mekanizmave të drejtësisë dhe strukturave të shtetit.

Ish-prokurori Eugen Beci ka ngritur pikëpyetje serioze mbi rolin e prokurorisë dhe të strukturave shtetërore në procesin zgjedhor, duke lënë të kuptohet se zgjedhjet në Shqipëri nuk janë më thjesht një garë mes partive, por një përplasje e pabarabartë ku shteti vihet në shërbim të pushtetit.

Sipas Becit, hetimet penale që nisin mbi bazën e raporteve të OSBE/ODIHR nuk janë të mjaftueshme nëse nuk shoqërohen me veprime konkrete ndaj atyre që përdorin strukturat shtetërore për të ndikuar votën.

Ai theksoi se korrupsioni elektoral nuk ndodh ditën e votimit, por muaj më parë, përmes tenderëve, lejeve të ndërtimit që përdoren për të blerë vota në mënyrë të sofistikuar.

“Hetimet penale ti i ke vetëm për dy arsye. Arsyeja e parë, për të provuar se raporti i vëzhguesve të OSBE/ODIHR është i referuar apo jo dhe duke iu referuar të gjitha zgjedhjeve që ky raport ka, dhe ti duke i shoqëruar me vepra e procedime penale, e tejkalon dyshimin e konstatimit të raportit, por e kthen atë në zyrtar. A përkthehet kjo në ndryshim rezultati? Jo, sepse është një hetim administrativ që ka lidhje me strukturat e tjera.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related