Hotolishti ishte në qendër të vëmëndjes mëngjesin e 11 Majit për shkak se në fund të shkurtit ata kishin firmosur një peticion me 511 firma. Në peticion pasi rëndisnin kërkesat e tyre, banorët citonin se në mospërmbushje të kërkesave do të bojkotonin zgjedhjet duke kujtuar se në këtë zonë kanë të drejtë vote rreth 5000 banorë.
Ditët që vijuan ata protestuan disa herë me kërkesën për të rishikuar vendimin e shpronësimit të tyre dhe gjurmën e rrugës për projektin e Korridorit VIII por nuk morën asnjë përgjigje zyrtare.
Ndryshe nga sa protestuan, ditën e 11 Majit, në orët e para të mëngjesit banorët u shfaqën tek kutitë e votimit.
Një grua, u shpreh se iu premtua që cështja do të zgjidhej.
