Eshtë fitorja e juaj, tha Dan në një fjalim drejtuar mbështetësve. Eshtë fitorja e mijëra e mijëra njerëzve që bënë fushatë, që besuan se Rumania mund të ndryshojë. Mos e harroni këtë forcë, sepse ende kemi punë për të bërë.
Kryebashkiaku i Bukureshtit, Nicusor Dan, fitoi në balotazhin presidencial kundër kandidatit ultranacionalist, George Simion. Ky rezultat shihet si shprehje e vullnetit të qytetarëve që Rumania të qëndrojë në rrugën pro-perëndimore. Me 100% të votave të numëruara në orët e para të ditës, Dan mori mbi 53.6 dhe Simion 46.4%, sipas Komisionit Zgjedhor.
Pasi fillimisht pretendoi fitoren, Simion e pranoi humbjen, duke zbutur frikën për një përplasje të mundshme. Jam krenar për ju dhe e përgëzoj kundërshtarin tim për fitoren. Nicusor Dan i fitoi zgjedhjet dhe ky ishte vullneti i popullit rumun.
