“Farsa zgjedhore dhe përndjekja politike”, Berisha denoncon zgjedhjet para Harper në Bruksel:Të ndalet persekutimi i..

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar me Presidentin e IDU-së, Stephen Harper në Bruksel.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se e ka njohur presidentin e IDU-së me farsën e fundit zgjedhore në Shqipëri, ku manipulimet, shantazhet, vjedhjet dhe blerjet e votave, angazhimi i krimit të organizuar, sollën rezultatin e kërkuar nga narkokryeministri Edi Rama.

ProfitSence Logo

‘Një takim i rëndësishëm me Presdentin e IDU, Z. Stephen Harper, në Bruksel, të cilin e njohëm me farsën e fundit zgjedhore në Shqipëri’, shkruan Berisha në Facebook.  Unioni Internacional Demokratik (IDU) i përbërë nga 84 organizata nga 65 shtete të botës, ka miratuar me votë unanime rezolutën që kërkon reforma të rëndësishme për forcimin e demokracisë në Shqipëri. Anëtarët kryesorë të IDU-së janë partia republikane amerikane dhe konservatorët britanikë. Kërkesat e IDU-së për Shqipërinë përfshijnë ndalimin e persekutimit politik kundër udhëheqësve të opozitës, duke siguruar një mjedis të drejtë dhe të hapur për fushata pa frikë nga ndjekjet politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related