Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian (KPE) do të mbahet ditën e sotme në Tiranë, më konkretisht tek sheshi “Skënderbej”,ku do të marrin pjesë 47 liderë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Europa, përfshirë vende të Bashkimit Europian, Ballkanin Perëndimor, si dhe shtete të tjera të kontinentit.
Mes tyre do të jenë dhe kryeministri britanik Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, kreu i NATO-s Mark Rutte, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskym, etj.
Po ashtu, të pranishëm do të jenë edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula Von nder Leyen, presidenti i Këshillit Europian Antonio Kosta dhe përfaqësuesi për politikën e jashtme të BE, Kaja Kallas, etj.
Sipas njoftimit të Këshillit Europian ambicia e Samitit të Komunitetit Politik Europian është të lehtësojë dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet liderëve të kontinentit për të adresuar çështje me interes të përbashkët, për të forcuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Europës.
“Ky samit nuk ka për qëllim të zëvendësojë ndonjë strukturë, organizatë ose proces ekzistues, por është një forum ku shtetet europiane mund të gjejnë mundësi të tjera për bashkëpunim mbi çështjet më urgjente të kontinentit”.

