Konsulenti amerikan i fushatës së koalicionit PD-ADSHM, Chris LaCivita, ka mbajtur një fjalim të fortë në mitingun përmbyllës të opozitës në Tiranë, duke i bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të votojnë masivisht kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij në zgjedhjet e 11 majit.
LaCivita theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, duke i konsideruar ato vendimtare jo vetëm për të ardhmen e shqiptarëve, por edhe për pozicionin e vendit në arenën ndërkombëtare.
“Shqipëria ndodhet në udhëkryq. Jo vetëm për ëndrrat tuaja dhe familjet tuaja, por edhe për pozicionin e vendit tuaj në arenën ndërkombëtare. Shqipëria s’mund të lejojë më një mandat tjetër të Edi Ramës.”
