Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

Data

Sipas tij, kjo përbën një reflektim të politikës së jashtme amerikane dhe një korrigjim të qartë nga Departamenti i Shtetit.

Ai theksoi se çështja është de facto e përfunduar dhe se burokratët amerikanë tashmë i kanë lënë drejtësisë barrën për të provuar të kundërtën.

Heqja e non grates së Berishës është një fitore e madhe edhe për demokracinë, kemi 2 momente kryesore, mendoj që kanë një reflektim edhe ndaj një politike të jashtme, vetë Departamenti i Shtetit, por ishin 2 faktorë nga informacionet që vijnë edhe nga qarqet gazetareske amerikane, të cilat e përshpejtuan edhe dhënien e një mesazhi më përpara.

Domethënë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për ata skeptikë, ose për ata që hiqen sikur janë skeptikë, për arsye sepse janë brenda rolit të tyre, që nuk e besojnë që tashmë çështja e non grates është përfundimtare për zotin Sali Berisha, është de facto e mbaruar, prandaj e kanë ndërmarrë një veprim të tillë, por sigurisht kjo është një proces që kërkon kohën e tij, kërkon përgjegjësinë për ata sepse ju duhet ta keni parasysh se burokratët në Departamentin e Shtetit në atë kohë kanë thënë: ne e bëmë punën tonë, të vijë drejtësia tani të na e provojë këtë që kemi thënë ne.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related