Edhe para se emri i tij të shpallej nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit, turmat poshtë brohorisnin “Viva il Papa” – Rroftë Papa. Robert Francis Prevost, 69 vjeç, do të jetë papa i 267-të i fronit të Shën Pjetrit dhe do të njihet si Leo XIV, shkruan BBC. Ai është amerikani i parë që mban rolin e papës, megjithëse konsiderohet po aq shumë një kardinal nga Amerika Latine për shkak të shumë viteve që kaloi si misionar në Peru.
I lindur në Çikago në vitin 1955 nga prindër me prejardhje spanjolle dhe franko-italiane, Prevost shërbeu si ndihmës altar dhe u shugurua në vitin 1982. Edhe pse u zhvendos në Peru tre vjet më vonë, ai u kthye rregullisht në SHBA për të shërbyer si pastor dhe prift në qytetin e tij të lindjes. Ai ka kombësi peruane dhe kujtohet me dashuri si një figurë që punoi me komunitetet e margjinalizuara dhe ndihmoi në ndërtimin e urave. Ai kaloi 10 vjet si pastor i famullisë lokale dhe si mësues në një seminar në Trujillo në Perunë veriperëndimore. Në fjalët e tij të para si papë, Leo XIV foli me dashuri për paraardhësin e tij, Françeskun.
