Fluturim për vota, Rama dhe Balluku përdorin aeroportin e papërfunduar të Vlorës si skenë për show elektoral…

Data

Në kulmin e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 2025, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku kanë vendosur të rikthejnë skenarin e njohur të fluturimeve propagandistike. Kësaj here, objektivi i radhës është aeroporti ndërkombëtar i Vlorës, një projekt i shumëpremtuar, por ende i papërfunduar, që po përdoret si skenë për spektakël elektoral, pavarësisht se nuk plotëson kushtet për të pritur avionë pasagjerësh në mënyrë të sigurt dhe të ligjshme. Kryeministri njoftoi me bujë të hënën në rrjetet sociale se “vetëm edhe tre ditë na ndajnë nga ulja e parë e një avioni në pistën e Vlorës, për të nisur testet për certifikimin përfundimtar të aeroportit”.

Por burime teknike pranë Autoritetit të Aviacionit Civil pohojnë se pista ende nuk është funksionale për operime të rregullta. Madje kompania Albanian Airlines ka refuzuar të kryejë fluturimin demonstrues nga Tirana në Vlorë, pikërisht për shkak të rrezikut teknik dhe mungesës së autorizimeve të nevojshme. Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur qeverinë të inskenojë një fluturim “demonstrues” me avion të linjës “Air Albania”, nga Tirana në Vlorë, me qëllim të shpalljes së një “hapjeje simbolike” të aeroportit, vetëm 3 ditë para zgjedhjeve të 11 majit.

ProfitSence Logo

Ky fluturim është në kundërshtim me protokollet ndërkombëtare të sigurisë ajrore, pasi pista ende nuk është testuar dhe mund të cilësohet si shkelje flagrante e procedurave të sigurisë dhe përdorim abuziv i aviacionit civil për qëllime elektorale. Avioni i përzgjedhur nga Rama dhe Balluku është një mjet fluturimi me 40 vende, një manovër që kujton me përpikëri atë të aeroportit të Kukësit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related