SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtares Ardiana Bera

Data

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 5 maj me konkluzionet përfundimtare në çështjen e vetingut të gjyqtares së Tiranës, Ardiana Bera. Konfirmimi në detyrë i Berës nga Komisioni u ankimua nga institucioni i Komisionerëve Publikë për gjetje në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmin.

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani që ka marrë kompetencat e Komisionerëve Publikë, përfaqësohet në këtë çështje nga prokurori Adnan Xholi, i cili deklaroi të hënën se Bera nuk arriti të provonte të kundërtën e shkaqeve të ankimit e parashtrimeve lidhur me gjetjet për një apartament me sipërfaqe 136.7 m2 në Tiranë.

Sipas Xholit, edhe pas akteve të dorëzuara nga subjekti dhe shpjegimeve të saj, nuk arrihet të provohet mundësia e vëllezërve emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar, për dhënien e një huaje 2 milionë lekë. Xholi tha se Bera gjendet në pamundësi dhe për gjendjen cash në shumën 5 milionë lekë, të deklaruar si burim për pagesën e kësteve të apartamentit. Sipas tij, edhe nëse do të konsiderohej pretendimi për një shumë 600 mijë lekë të kthyer nga shoqëria ndërtuese, sërish subjekti do të rezultonte në pamundësi financiare.

Prokurori Xholi konstatoi pamundësi dhe për krijimin e një llogarie bankare në emër të vajzës në vitin 2006. Ai tha se bilanci negativ total rezulton në masën 3.2 milionë lekë, ç’ka sipas tij, do e bënte të pamundur aplikimin e parimit të proporcionalitetit dhe objektivitetit, edhe nëse do të konsiderohej në analizë kthimi i shumës 600 mijë lekë nga shoqëria ndërtuese në vitin 2005.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related