Si po përdoret arsimi në fushatë: Presion dhe shfrytëzim politik

Data

Përfshirja e sistemit arsimor në fushatat zgjedhore mbetet plagë kronike e demokracisë shqiptare. Megjithëse janë zhvilluar 10 zgjedhje parlamentare dhe 9 vendore që nga rënia e komunizmit, përdorimi klientelist i administratës publike dhe burimeve shtetërore vazhdon të cenojë integritetin e garës zgjedhore.

Në zgjedhjet e fundit – 2021, 2022 dhe 2023 – organizata si Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) dhe Qëndresa Qytetare (QQ) kanë dokumentuar raste të shumta të shfrytëzimit të aseteve publike në funksion të partisë në pushtet: Partisë Socialiste. Raportimet përfshijnë përdorimin e zyrave publike, komunikimeve elektronike dhe angazhimin e punonjësve të arsimit në aktivitete politike.

Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e KShH, thekson se vëzhguesit e Komitetit kanë konstatuar vazhdimisht raste të shpërdorimit të aseteve publike që cenojnë garën e ndershme zgjedhore.

Nga ana tjetër, Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i QQ-së, shprehet se socialistët e shohin administratën “si një armë elektorale, e angazhuar në mënyrë të organizuar në mbështetje të fushatës.”

Sipas një përgjigje me shkrim nga Prokuroria e Përgjithshme, deri më 23 prill pati 4 kallëzime penale, nga të cilat dy janë regjistruar për “Përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar në Nenin 328/a, të Kodit Penal.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related