Rama i bie tupanit, Noizy shfaqet me Lamborghini në zonën më të varfër të Shqipërisë

Data

Kryeministri Edi Rama ka përmbyllur vizitën e tij në Dibër gjatë mbrëmjes së sotme, në një mënyrë të pazakontë.

 

 

I shoqëruar nga muzika e vallet në sfond, si dhe reperi Nizy, kryeministri Edi Rama i ka rënë dhe vetë daulles. Rama ka inauguruar edhe rrugën Maqellarë-Peshkopi, segmenti i fundit që përmbyll Rrugën e Arbrit.

Siç mund ta shihni nga pamjet, Noizy dhe luksi i shfrenuar që shoqëro kryeministrin vjen në një nga zonat të cilat etiketohet si më të varfrat e Shqipërisë.

“Ja edhe e sapopërfunduara rruga Maqellarë – Peshkopi, e cila e çon Rrugën e Arbrit deri në qendër të qytetit dhe e mbyll me sukses këtë vepër”, shkruan Rama.

Më pas kryeministri i entuziazmuar nga e gjithë atmosfera ironizoi opozitën dhe Sali Berishën, duke bërtitur: Dibra Madhështore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related