Sigurimi i detyrueshëm: Primet e rrezikut mes kompanive ndryshojnë deri 82%

Data

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi në muajin mars primet e përditësuara të rrezikut të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve, për kompanitë e sigurimit e të jo-jetës

Primet e rrezikut janë primet mbi bazën e të cilave kompanitë e sigurimit duhet të llogarisin provigjionet (fondet rezervë) për riskun e marrë përsipër me produktin e sigurimit.

Primi i rrezikut përfaqëson edhe një lloj reference për koston e produktit apo primin poshtë të cilit rregullatori nuk mund të lejojë ofrimin e kontratave të sigurimit nga kompanitë.

Për sa i takon autoveturave, primi i rrezikut llogaritet në dy fasha, për mjetet me kapacitet motorik më pak se 1600 cm3 dhe më shumë se 1600 cm3. Primi i rrezikut për secilën nga këto dy kategori ka diferenca të konsiderueshme.

Për automjetet deri në 1600 cm3, kompanitë e sigurimit llogaritin prime rreziku në intervalin 5000 deri 9100 lekë, ndërsa për automjetet mbi 1600 cm3 primet e rrezikut fillojnë nga 9100 deri në 12000 lekë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related