Kush e vodhi zyrën e PD-së? Policia: Nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime

Data

Pasi Partia Demokratike, Dega Cërrik, denoncoi grabitjen e zyrës pasi kanë konstatuar se mungonte 1 kompjuter dhe 1 televizor, ka reaguar policia.

Blutë bëjnë me dije se nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.

Rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, ka kallëzuar shtetasja A. Ll., me detyrë sekretare e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, Cërrik, se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor.

Nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related