Partia Socialiste duket se e ka përqendruar të gjithë fushatën e saj te makineria elektorale dhe administrata publike në qarkun e Fierit, duke zëvendësuar politikën me klientelizëm dhe duke krijuar një klimë frike, të cilën, disa qytetarë dhe kandidatë të opozitës e përshkruajnë gjithnjë e më shpesh si “diktaturë!
“Ata, edhe kur i fusin në punë, i fusin për t’i nxjerrë nga Partia Demokratike,” shtoi pensionisti, i cili, si shumë të tjerë me të cilët BIRN foli në shumë fshatra dhe qytete të qarkut Fier, nuk pranoi të citohet me emër, për shkak të asaj që mund të konsiderohet si klimë frike dhe terrori nga makineria elektorale socialiste.
Ndërsa në Divjakë, qytezën bujqësore relativisht të pasur rreth një orë më në veri, disa prej aktivistëve të Partisë Demokratike në opozitë prej 12 vitesh, qeshën me të madhe kur u pyetën për të njëjtën gjë, a thua se kishin dëgjuar çudinë më të madhe në shumë kohë.
E qeshura u ndërpre nga Aurel Malko, kandidat për deputet dhe drejtues i opozitës në Divjakë, i cili tha se opozita numëron mbështetës edhe mes punonjësve të administratës publike, ndonëse këta të fundit “rrallëherë guxojnë të shprehen publikisht”.
