Administrata dhe shkollat në fushatë? KQZ: Në një rast propozuam sanksione, por…

Data

Megjithatë, eksperienca ka treguar se gjithmonë ka problematika nga më të ndryshmet që cënojnë procesin. Denoncimet kanë nisur tashmë në KQZ, nëpërmjet rrugëve elektronike, postës apo edhe telefonatave. Partitë politike dhe organizatat joqeveritare i janë drejtuar këtij institucioni duke renditur shqetësimet për fushatën elektorale

“Deri në këto momente kemi pasur 89 denoncime të përcjella nga parti politike, kryesisht nga Partia Demokratike. Tre denoncime janë përcjellë nga sinjalizues që nuk kanë dashur të bëhen publikë, dhe 31 denoncime janë përcjellë nga organizata jofitimprurëse”, u shpreh Pavlina Doçaj, drejtoreshë e ligjshmërisë.

Këto të dhëna janë dinamike dhe ndryshojnë nga dita në ditë, pasi regjistrimi i kësaj interviste është bërë disa ditë para transmetimit. Organizata “Qëndresa Qytetare” ka bërë disa raporte monitorimi ku ka evidentuar shkelje sa i takon përdorimit të nxënësve, mësuesve dhe profileve zyrtare të shkollave në fushatën elektorale. Sipas organizatës, 36 institucione arsimore të niveleve të ndryshme vendosën në dispozicion faqet zyrtare të tyre në favor të fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

Këto institucione, në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, janë angazhuar në forma të ndryshme, duke përfshirë pëlqimin, komentimin apo shpërndarjen e postimeve që përmbajnë thirrje elektorale. Pjesë e tyre janë drejtoritë rajonale arsimore, zyrat arsimore, si dhe shkolla 9-vjeçare dhe të mesme.

Mes denoncimeve renditet edhe takimi elektoral për prezantimin e kandidatit Olsi Komici në palestrën e Gjimnazit “Ibrahim Muça”, duke shkelur nenin 91 të Kodit Zgjedhor mbi përdorimin e burimeve publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related