Rama fushatë në Kavajë, merret me Hysen Kadiun dhe “kyç gojën” për Elvis Roshin

Data

Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një miting me gratë dhe vajzat socialiste në Kavajë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Gjatë fjalimit të tij, Edi Rama është marrë më shumë me ish-kryetarin e PD-së në Kavajë, Hysen Kadiu, i cili doli fitues në procesin e Primareve, por vendosi të mos garonte për deputet për shkak se lidershipi i partisë, nuk e vendosi në listën e mbyllur të Qarkut të Tiranës.

Sipas Ramës, Hysen Kadiun e hëngri “bufi”, duke iu referuar Sali Berishës, pasi sipas tij, lideri demokrat po përgatitet për opozitë dhe jo për fitore. Rama shtoi më tej se Hysen Kadiu meriton çmimin Nobel, në krahasim me kandidatët e tjerë të listës së mbyllur të PD-së në Tiranë.

Ajo që vlen për t’u theksuar është se Edi Rama, gjatë fjalimit të tij, nuk e përmndi fare ish-kryebashkiakun e tij, Elvis Roshi, i cili ka dalë publikisht për të mbledhur vota për PD-në, ku në listën e hapur të opozitës në Kavajë është emri i djalit të xhaxhait të tij, Elton Roshi, i cili është futur në listën e PD-së si kandidat aleat nga Agron Duka i PAA-së.

Edi Rama: Oferta jonë në Kavajë është e veçantë dhe e rrallë sepse Kavaja nuk është Tirana, Kamza nga pikëpamja e numrit dhe peshës por ka mundësinë një zgjedhës apo zgjedhëse këtu në Kavajë që me një votë, të marrë 4 deputetë. Shikoni tani se çfarë ndodh me ofertën tjetër, se është kulmi ky. Kavaja demokrate besoi tek Primaret, tek thirrja e bufit të kënetës për të gjithë ata që kishin ambicien ta nxirrnin kokën mbi ujë dhe Kavaja nxori në Primare fituesit e të gjithë qarkut të Tiranës. I gjithë qarku te Tiranës fitoi kryetari i partisë së Kavajës. Ku është sot, e keni parë gjë? E hëngri bufi siç hëngri të gjithë ata që u dalluan në Primare, tamam sikur iu tha nxirreni kokën se kush jeni ju që keni vërtet mbështetje dhe që nesër në opozitë, se bufi nuk përgatitet për fitore por për opozitë, për të shkatërruar sa të mundet Shqipërinë dhe lodhur e mërzitur njerëzit që duan të shikojnë përpara. Për këtë përgatitet bufi. E keni parë listën e mbyllur të Tiranës? Hyseni juaj këtu meriton çmimin Nobel në krahasim me ata në listën e mbyllur të Tiranës,. Çmimin Nobel për shkencë. E pastaj thua pse i thua çyryk? E morën dhe e zhdukën kryetarin e partisë vetëm se fitoi primaret.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related