Murrizi ja bën ‘8 me 2’ Berishës: Kërkoj lista të hapura, kam ambicie për të qenë kandidat

Data

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Myslim Murrizi ka deklaruar se do të marrë pjesë në primaret për emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2025.
Ai u shpreh se nga PD nuk është larguar asnjëherë.

“PD u përket atyre që e kanë themeluar dhe kanë qëndruar. Unë do të vazhdoj të flas derisa të jem anëtar i PD-së. Më kanë përjashtuar, nuk jam larguar ndonjëherë. Kam gjet një artificë për të qenë kandidat në 2021. Patjetër që do garoj, kam ambicie për të qenë kandidat, jo deputet. Unë kërkoj lista të hapura. Në kuvend duhet të vish nga vota e qytetarit, jo nga firma e kryetarit.

Ka deputetë dhe ish-deputet që shohin në filxhan. Unë dua të respektohet statuti. Nuk e gëzojnë respektin, duam të njohim si drejtues ata që vihen dhe votohen nga vota jonë”, tha Murrizi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related