Zv/kryeministres, njëkohësisht ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku po i bëhen “mal” kallëzimet në SPAK. Drejtuesi Politik i Qarkut Fier, Gazment Bardhi, depozitoi dje në SPAK një tjetër kallëzim penal duke e akuzuar Ballukun për blerje masive të votës me para të dorëzuara direkt tek qytetarët. Në njoftimin për shtyp, Bardhi shpjegoi se ndaj Ballukut është ngritur një dosje e veçantë, pas denoncimeve të qytetarëve që kanë vënë në dispozicion të prokurorisë “provën e pakundërshtueshme” të korrupsionit zgjedhor. “Kam dorëzuar në SPAK provat e pakundërshtueshme të korrupsionit zgjedhor të Belinda Ballukut dhe bandës së saj elektorale në qarkun e Fierit. Dua të falenderoj me mirënjohje socialistët e ndershëm të Shtabeve të PS që raportojnë shkeljet sepse nuk pranojnë dot krimet zgjedhore si formë për të mbajtur në këmbë një pushtet të degraduar”, tha ai.
Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, tjetër dosje me skandalet e ministres me listat e punësimeve në këmbim…
Data
