Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët ka denoncuar me emra se si Edi Rama po i përdor bandat kriminale për të mbledhur vota për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Sipas Berishës, Edi Rama i ka kërkuar Suel Çelës që të mbledhë vota për kandidaten e Elbasanit, Sara Mile dhe ta bëjë atë deputet, ose në të kundërt, do ta çojë në burg, duke qenë se ai është në kërkim nga SPAK.
Po ashtu, Berisha denoncoi se Bajrat, me urdhër të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, janë transferuar në burgun e Reçit, për të mos u regjistruar dhe prej andej me 2-3 telefona po kërcënojnë biznesmenët.
Ndër të tjera lideri demokrat tha se klani i Troplinëve në Durrës është marrë në dorë nga nipi i Xhevdet Troplinit, i cili nihet si “Poja” dhe bashkë me Ergys Agasin dhe Vangjush Dakon po takojnë malavitën. Sipas Berishës, nipi i “Pojës” kontrollon portin e Durrësit.
Sali Berisha: E dini pse e bënë hiring në Këshillin e Europës ata, sepse normalisht nuk bëhet, se Edi Rama thotë më ndërhytë, por e bënë sepse e panë se ai nuk ka adresuar asnjë nga rekomandimet themelore të OSBE-ODIHR të zgjedhjeve të mëparshme. Po të ua lexoni diskutimet, ata i përmendin dhe u referohen atyre raporteve. Ata u informuan se, Suel Çela ditë e natë po zbaton porosinë e Edi Ramës për të zgjedhur deputete një Sara Mile dhe Edi Rama i thotë Suelit, se kontributi yt do të matet me votat që merr Sara. Edhe unë i them Suelit se në mënyrë absolute do të ndëshkohet në mënyrë më të rëndë për krimin monstruoz elektoral kushtetues po vazhdoi në këtë mënyrë. Tani i thotë Edi atij, prova jote është që të kuptohet se ke kontribuar, votat e Sarës.
