Rama duhet të ndryshojë sllogan, Berlini: “JO zgjerimit të BE”

Data

Ndërsa Edi Rama në Shqipëri po bën fushatë me të vetmen kartë që i ka mbetur, futjen e Shqipërisë në BE dhe paisjen e qytetarëve shqiptarë me pashaportë Evropine, një sinjal që e rrëzon këtë propagandë ka mbërritur nga Berlini. Në marrëveshjen e konkluduar mes dy partive të mëdha CDU dhe SPD për të qeverisur Gjermaninë, një ndër pikat e programit të dakordësuar është bllokimi i zgjerimit të BE-së deri në një reformë të thellë brenda unionit. Në marëveshjen e koalicionit që do të drejtohet nga kancelari Mertz thuhet: Në marrëveshjen e koalicionit thuhet: “Zgjerimi i BE-së kërkon një konsolidim të brendshëm dhe reformë e BE-së që e forcon atë institucionalisht”.

Këtë ka konfirmuar sot edhe gazeta e madhe gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung në një artikull të gjatë të titulluar: “Refuzimi i zgjerimit të BE-së”. Autori i saj është gazetari dhe specialisti i njohur i rajonit tonë Michael Martens.

Ai e ka ripostuar këtë artikull në rrjetin e tij social “X”- ish Twitter duke e përforcuar edhe me një shënim:

Qeveria e re gjermane, në marrëveshjen e saj të koalicionit, është shprehur në mënyrë të qartë kundër zgjerimit të BE-së – pra, kundër pranimit të anëtarëve të rinj me status të plotë” ka shkruar Martens.

Pak ditë më parë edhe gjermania Bild kishte përforcuar këtë lajm duke bërë lidhjen me zhgënjimin që do të shkaktojë ai në rajonin tonë, ku po flitet gjithnjë e më shumë se Shqipëria dhe Mali i Zi janë më afër BE-së; “Kjo do të shkaktojë pakënaqësi, veçanërisht në Ballkan: qeveria e re gjermane në thelb po ndalon zgjerimin e BE-së. Pasi ajo këmbëngul në një reformë thelbësore të BE-së dhe mekanizmave të saj vendimmarrëse kusht për pranimin e shteteve të reja anëtare si Kosova, Serbia apo Shqipëria, të cilat janë në listën e pritjes”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related