PS çel sot fushatën/ Rama përsërit premtimet e 2013, administrata thirret në shesh

Data

Partia Socialiste çel sot fushatën për zgjedhjet e 11 majit, tubim i cili do të nisë në sheshin Skënderbej në orën 12:00.

Në shesh përgatitjet janë thuajse drejt fundit pasi janë vendosur karriget ku do të ulen administrata dhe militantët socialistë, duke zënë një pjesë të madhe të sheshit.

Burimet mediatike bëjnë me dije se çdo drejtori e bashkisë të Tiranës dhe të gjitha institucionet shtetërore i ka bërë “presion” punonjësve të dalin me pahir në shesh dhe të dëgjojnë liderin socialist.

Data e sotme është zgjedhur për shkak të simbolikës së 12 yjeve në flamurin e BE-së, që është edhe fokusi i fushatës së kryeministrit Rama, pra integrimi në Bashkimin Europian.

Fjala kryesore pritet të jetë si gjithmonë ajo e kryesocialistit Rama i cili do të flasë në lidhje me objektivin e fushatës. Nuk pritet qe të flasë gjatë këtij takimi as për hajdutët që i ka në burg e as për ata që janë nën hetim nga strukturat e drejtësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related