Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, zhvilloi një takim frymëzues me të rinjtë e Forumit Rinor në qytetin bregdetar. Takimi u karakterizua nga energjia pozitive, entuziazmi dhe besimi se ndryshimi është i mundur. Leskaj theksoi rolin vendimtar të të rinjve në fushatën e 11 Majit dhe në ndërtimin e një Shqipërie më të mirë. “E ardhmja ka fytyrën tuaj”, u shpreh ai, duke i bërë thirrje të rinjve të jenë promotorët e ndryshimit.
Reagimi i Z. Leskaj në rrjetet sociale:
Sot datë 10.04.2025, sëbashku me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Vlorë, zhvilluam një takim entuziast, miqësor dhe shpresëdhënës.
Aktiviteti u çel nga kryetari i FRPD, Çajup Shehaj, i cili falenderoi të rinjtë për angazhimin dhe kontributin e deritanishëm.
Kryetari i PD Vlorë, Hysni Sharra u shpreh me entuziazëm për këtë organizim dhe i ka falenderuar të rinjtë për punën dhe angazhimin e tyre në këtë fushatë.
