‘Listat e hapura sjellin angazhim’, Spahiu: Kryetarët e partive po devijojnë votën, fushata është nën kontrollin e tyre

Data

Juristi Kreshnik Spahiu, në një intervistë televizive, komentoi situatën e listave zgjedhore dhe ndikimin e tyre në fushatën elektorale. Ai theksoi se ata që janë në listat e hapura janë më të angazhuar në fushatë dhe më të pranishëm në terren se ata që janë në listat e mbyllura.

Spahiu tha se, përkundër angazhimit të individëve në listat e hapura, direktiva e kryetarëve të partive për të diktuar kush duhet të votohet, në fakt, përbën një krim zgjedhor. Ai shtoi se, në partinë PS dhe PD, ata që janë në listat e hapura janë shumë më të aktivizuar në terren dhe bëhen më të dukshëm, ndërsa ata në listat e mbyllura, sipas tij, janë më pak të angazhuar.

“Ata që janë në listë të hapur janë në një aksion në terren më aktiv se ata që janë në listë të mbyllur. Ne shohim vetëm zërat dhe fytyrat e atyre që janë në listë të hapur, ata që janë në listë të mbyllur janë në gjumë. Tek PS ose PD dalin ata që janë në listë të hapur dhe flasin, ata që janë në listë të mbyllur si intereson fare se ca është fushata,” tha Spahiu.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related