Mirënjohje dhe Respekt për shtresën qëndrestarë”, drejtuesi politik Bujar Leskaj dhe dega e PD takojnë ish-të…

Data

Sot, datë 26.02.2025, sëbashku me Kryetarin e Partisë Demokratike Vlorë z.Hysni Sharra, Sekretaren Politike të Degës zj.Nada Meçorapaj, Kryetarin e Shoqatës së Ish-të Përndjekurve Politik Dega Vlorë z.Pajtim Lamaj, zhvilluam një takim me ish-të përndjekurit politik në Vlorë.
Një takim i cili rrezatonte mirësi dhe mbështetje të pakursyer.
Ish të përndjekurit politikë mbeten shtresa misionare dhe e shenjtë, për Vlorën dhe Shqipërinë.
Ky takim, me shtresën më fisnike të shoqërisë sonë, të cilët me vuajtjet, qëndresën, rezistencën e tyre në vitet e errëta ‘44-‘90 bën që mos të vdiste ndjenja e revoltës, e kundërshtimit të së keqes.
Ky grupim, sëbashku me grupimin e studentëve, është grupimi që lindi, ngjizi Partinë Demokratike dhe solli demokracinë në Shqipëri, për të cilën është pak të thuhet që përbejnë palcën, shtyllën e Partisë Demokratike. Edhe në momentet e vështira që ka kaluar Partia Demokratike këto vite, ka qenë kjo shtresë që e ka mbajtur solide, me vullnet dhe karakter të fortë, kujtojmë vitet ‘91-92, vitin ‘97, ringritjen ‘97-2005 dhe rithemelimin 2021-2022.
Ndaj kësaj shtrese, ndaj qëndrestarëve të burgjeve komuniste ju jemi mirënjohës dhe përulemi me veneracion të thellë, sikurse vazhdojmë të kemi një borxh të pashlyeshëm si shoqëri, si komb.
Përcolla përshëndetjet e qëndrestarit, bashkëvuajtës me shumicën e pjesëmarrësve në takimin e sotëm, fisnikut Ismet Selimi, të cilin e takova para një jave në Bruksel, sëbashku me dhjetra të tjerë ish-të përndjekur politikë.
Z.Ismet Selimi do jetë një zë i fortë mbështetës në fushatë.
Në takim përcollën mesazhet e tyre, Kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë z.Pajtim Lamaj, Kryetari i PD Vlorë z.Hysni Sharra, Sekretarja Politike e degës zj.Nada Meçorapaj.
V.O
Po përcjell dhe disa foto nga takimi në Bruksel, me z.Ismet Selimi

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related