“Gara në Vlorë nuk është problem”,Gjiknuri tregon se si do të menaxhohen tensionet në listën e hapur:Jam i bindur për..

Data

Për kandidatin socialist, Damian Gjiknurin, vënia në listë të hapur për qarkun e Vlorës në zgjedhjet e 11 Majit, është diçka normale.

Në bisedë me gazetarin Besard Jacaj në Klan News tha se nuk i trembet garës edhe për shkak të eskperiencës ndër vite në qark.

Po ashtu, Gjiknuri tha se synimi i tyre në këto zgjedhje është që: “Në qarkun e Vlorës ne luftojmë që të kemi 9 mandate. Sikur të marrim rezultatin bazë që duhet të jetë 8 mandate do të thotë që janë 4 mandate për 12 kandidatë. Kjo do të thotë që ka shanse reale për kandidatët, jo domosdoshmërisht dikush duhet të dalë i pari, por janë 4 të parët të cilët do të mund të marrin mandatin e deputetit.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related